Zoran Zaev dhe Bilall Kasami kanë arritur marrëveshje për votat “pro” të dy deputetëve të Lëvizjes Besa, për ndryshimet kushtetuese.
Këtë në konferencë për shtyp e konfirmoi zëdhënësi i LSDM-së, Konstadin Konstadinov, i cili tha se më vonë do të ketë edhe komunikata të përbashkëta, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas marrëveshjes, kompromisi do të jetë në intervenimin e formulimit aktual të nënshtetësisë në dokumentet për shqiptarët e vendit.
Ndryshe, ditë më parë Zaev arriti marrëveshje edhe me Aleancën për Shqiptarët.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/2301651263400609/