Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Elmedin Memishi sërish i është kthyer koalicionit trepalësh, duke thënë se dikush kalkuloi në këtë drejtim. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se nuk mund të arsyetojë askush lojën dhe kalkulimet e bëra.
“Nëse gjatë gjithë kësaj kohe kemi heshtur nuk kemi folur, nuk nënkupton kjo se nuk kemi pasur se çka të flasim, por kemi dashur që ta shoh i gjithë opinioni kush e ka seriozisht dhe kush dëshiron të bëj lojë. Të thërrasësh njëherë koalicion trepalësh dhe më pastaj të reterosh nga ai qëndrim, është tradhëti së pari ndaj vetes tënde më pastaj tradhëti ndaj votuesit opozitar. Të kalkulosh me ndjenjat e njerëzve që janë të mbushur e stërmbushur me halle është hipokrizi. Shqiptarët kanë shumë halle, fatkeqësisht një hallë më të madh mbi kokë, ua vendosi loja e ulët me koalicionin trepalësh, edhe pse e dinin që në fillim se nuk mund të ndodhte, dhe sot të dalësh të hedhish në opinion shifra e shifra, do të thotë se mundohesh të arsyetosh dështimin tënd i cili shihet nga “Monteveresti”. Populli është shumë më i mençur, sa që nuk e mendon dikush, jemi në kohën kur njerëzit “t’i lexojnë letrat që i ke në xhep”, për fatin e mirë, kalkulatorëve dhe “lojtarëve” populli ua lexoi letrat në xhep dhe i demaskoi ata!”, ka shkruar Memishi në rrjetet sociale.