Zëdhënësi i Hamasit, Khaled Qadomi, ka thënë për Al Jazeera se operacioni ushtarak i grupit është në përgjigje kundër të gjitha mizorive me të cilat janë përballur palestinezët gjatë dekadave.
Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si Al-Aqsa. Të gjitha këto janë arsye për fillimin e kësaj beteje”, tha ai.
I pyetur nëse Hamasi kishte marrë peng ushtarë dhe civilë izraelitë, Qadomi u përgjigj se “ata nuk janë peng. Ata janë robër lufte”.
Ai shtoi se edhe kolonët izraelitë janë pushtues dhe sipas ligjit ndërkombëtar janë pushtues, raporton aljazeera.
Pra, situata sot është një luftë kundër pushtuesve”, tha ai.
Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se “ne jemi në luftë dhe do të fitojmë”.
Në një video mesazh të publikuar në rrjetet sociale mediave sociale, ai tha se Hamasi do të “paguajë një çmim të cilin nuk e kanë paguar më parë”.
Ndryshe, izraelitët dhe palestinezët kanë konfirmuar se në radhët e të dyja palëve ka viktima ndër civilët. /Telegrafi/