Zbulues amerikanë: Kovid-19 nuk është paraqitur në laborator

Zbulues amerikanë kumtuan se koronavirusi është paraqitur në Kinë, por se nuk është fabrikuar ose gjenetikisht i modifikuar, por ata ende e studiojnë teorinë se pandemia ndoshta ka ndodhur si rezultat i rrethanave fatkeqe në laborator kinez.

Zyra e drejtorit për Zbulim kombëtar, prej ku koordinohet rrjeti nga të gjitha agjencitë zbuluese amerikane, sot konfirmoi se virusi, i cili është përhapur në pandemi në tërë botën, nuk është krijuar përmes rrugës artificiale ose nuk është modifikuar.

“Tërë bashkësia zbuluese, vazhdimisht u ndihmon autoriteteve të SHBA-së dhe atyre të cilët po zhvillojnë betejë me virusin Kovid-19, i cili u paraqit në Kinë”, thuhet në kumtesën e sotme të drejtorit të Zbulimit kombëtar.

Deklarata vjen pasi që, presidenti amerikan, Donald Tramp, dhe përkrahësit e tij, potencuan se virusi ndoshta ka dalë nga laboratori për hulumtime të sëmundjeve infektive në Vuhan, epiqendra prej ku është paraqitur virusi, i cili pastaj vrau mbi 220 mijë njerëz në tërë botën./MIA