Zbuluan SKANDALIN me pulat e ngordhura në Sukth, dhunohet gazetarja dhe operatori i “Fiks Fare”

Në vend ka rënë gripi i shpendëve, ku janë goditur shumë pulari dhe më mijëra pula kanë ngordhur.Në lidhje me këtë është shënuar një skandal sot në Sukth pranë kompanisë së mbarshtrimit të pulave në “Ovidal”.Bëhet me dije se sot gazetarja e “Fiks Fare”, Antela Lika dhe operatorët kanë shkuar në kompani për të investiguar pas disa denoncimeve nga gazetarët, ku edhe janë kërcënuar.Gjatë investigimit është konstatuar se në pularinë gjigante, “Ovidal”, nuk kishte asnjë pulë ndërkohë që ajo përpara sëmundjes ka mbarshtruar me mijëra. Aty është zbuluar se kompania në mënyrë ilegale ka groposur pulat pa asnjë leje nga institucionet përkatëse dhe pa procedurën strikt të dizifektimit, inventarit dhe protokollimin e numrit të pulave të ngordhura në prani të specialistëve.Në momentin që gazetari dhe operatori po xhironte në vend është kërcënuar nga përfaqësues të kompanisë duke iu drejtuar gazetares “je femër ndryshe do të përfundoje me pulat e ngordhura”, dhe kanë përdorur forcë ndaj kameramanit dhe kanë thyer krejtësisht kamerën.“Alfapress” raporton se në vendin e ngjarjes ka shkuar policia me drejtorin e përgjithshëm të policisë Gledis Nano dhe ministrin Bledi Çuçi. Ekipi është shoqëruar me makinat e policisë deri afër ambienteve të Top Chanel, ndërsa pritet nisja e një procedimi penal ndaj dhunuesve dhe kompanisë, “kryesisht”. Skandali do të shfaqet i plotë (me pamje dhe investigimin përkatës) këtë mbrëmje në emisioni “Fix Fare”