Virologia e njohur kineze Li-Meng Yan e cila deklaroi disa ditë më parë se kishte prova se koronavirusi ishte krijuar nga njeriu në një laborator në Wuhan është përballur me një të papritur. Facebook dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë i kanë censuruar intervistën e virologes. Lajmin e bëri të ditur moderatori i Fox News Tucker Carlson gjatë monologut të tij të mërkurën.
“Brenda disa orësh nga intervista e saj natën e kaluar,” tha Carlson “një pjesë e videos arriti 1.3 milion shikime në Facebook”. “Pandemia ka prekur jetën e çdo amerikani. Dhe me të drejtë njerëzit duan të dinë origjinën e tij. Por Facebook mesa duket nuk dëshiron që ju ta dini këtë gjë. Kështu që Facebook censuroi videon, me sa duket në emër të qeverisë kineze.
“Instagrami, i cili është pjesë Facebook gjithashtu bëri të njëjtën gjë. Twitter pezulloi tërësisht llogarinë e virologes Yan dhe nuk dha asnjë arsye pse. Carlson argumentoi se zgjidhja që ekspertët kishin bërë tregonte më shumë se fjalët.
“Ata besojnë në censurë. Censura nuk na bën më të zgjuar. Nuk na bën më të informuar. Nëse do të ndodhte, ne do të flisnim rusisht tani Bashkimi Sovjetik do të drejtonte botën. Do të kishte funksionuar. Por në vend të kësaj Bashkimi Sovjetik është zhdukur. Ai u shemb nën peshën e absurditeteve të veta – absurditete të shkaktuara nga censura. Dhe ky është mësimi më themelor i diktaturave. Çdo gjë e ndërtuar mbi gënjeshtra zhduket me kalimin e kohës”.
Carlson gjithashtu mbrojti Yan dhe kërkimet e saj. “COVID-19 nuk është diçka e krijuar nga natyra, tha ajo. Ajo u krijua në një laborator në Wuhan Kinë. Qeveria kineze e krijoi me qëllim virusin. Këto ishin disa nga pretendimet e saj. Por a janë të vërteta?
Nuk kemi asnjë mënyrë si t’i verifikojmë ato por ne e dimë që Li-Meng Yan nuk është një njeri i cekët, “tha Carlson.
“Ajo është autore e disa prej botimeve për transmetimin e koronavirusit në Nature Magazine dhe The Lancet. Këto janë dy nga botimet më të arrira në të gjithë shkencën. Dokumenti i saj mbi origjinën e COVID-19, të cilin ajo e ka botuar në internet, është shumë i saktë. Në të, ajo tregon për prova specifike mbi pretendimet që ka.