Zbulohet vendi ku fshihet thesari me 28 ton flori që i fshehu Hitleri

Vendndodhja e 28 ton ari të epokës naziste të fshehur në periudhën e Luftës së Dytë Botërore është gjendur në një pallat në Poloni. Ari me vlerë miliarda euro, si dhe sendet e tjera po me vlerë thuhet se janë 60 metra nëntokë në fund të një pusi në bazat e Pallatit Hochberg në Roztoka, afër Wałbrzych. Pallati është vendi i familjes së famshme Hochberg, pronarë të pasurive të shumta në zonë.

Studiuesit kanë gjetur informacionin rreth vendit të fshehjes së sendeve të çmuara duke analizuar ditarin e një oficeri. Ditari u shkrua nga Egon Olenhauer, të cilin Hitleri e urdhëroi të fshihte thesarin nazist.

Aty përshkruhet operacioni për të fshehur thesarin e kontrolluar si dhe detaje për njëmbëdhjetë vendndodhjet në Silesian e Poshtme dhe Opole, ku gjërat e vlefshme, përfshirë këtu artin, artefaktet fetare dhe depozitat bankare, si dhe artet nga Gjermania, Polonia, Franca, Belgjika dhe Rusia thuhet se gjenden.

Nëse supozimet e studiuesve janë të vërteta, sendet e vlefshme me vlerë rreth 1.3 miliardë euro mund të jenë fshehur në Poloni. Megjithatë, shkencëtarët nuk kanë marrë ende leje për të gërmuar në vendin e fshehjes, transmeton Shekulli raportimin e Daily Mailit.

Përfaqësuesit e fondit pretendojnë se ata kanë marrë tashmë miratimin paraprak për zbatimin e punimeve nga pronari i kështjellës.

Ditari i Egon Olenhauer u bë i famshëm në vitin 2018. Sipas studiuesve, kur Ushtria e Kuqe filloi ofensivën.