Zbulohet topi i ri zyrtar për gjysmëfinalet dhe finalen e Botërorit ‘Katar 2022′

Adidas zbuloi këtë të dielë topin zyrtar të ndeshjes për gjysmëfinalet dhe finale të Kupës së Botës në Katar. ‘Al Hilm’, që do të thotë “ëndrra” në arabisht, pason ‘Al Rihla’ (“kalimi”), topin zyrtar të ndeshjes për fazën e grupeve, ndeshjet tetëshe dhe çerekfinale.

FIFA raportoi, se topi i ri përmban gjithashtu “teknologjinë e paprecedentë të topit të lidhur”, e cila lejon ekipet e arbitrave të marrin vendime “më shpejt dhe më saktë” dhe i siguron të dhëna të menjëhershme gjyqtarit video (VAR), i cili ndihmon në “përmirësimin e vendimmarrjes” dhe “mbështesin sistemin gjysmë automatic të pozicionit jashtë loje”, duke treguar “momentin e saktë” kur topi preket nga lojtari.

Dizajni i ‘Al Hilm’ bazohet në një teksturë të artë dhe një model trekëndor, të frymëzuar nga shkretëtirat e rajonit, të cilat rrethojnë qytetin e Dohas, në ngjyrën e trofeut dhe në modelin e flamurit të Katarit.
Argjentinë-Kroaci dhe Francë-Marok janë ndeshjet gjysmëfinale, ku do të përdoret për herë të parë topi i ri ‘Al Hilm’, me të cilin do të luhet edhe finalja e Botërorit të Katarit.