Zbulohet shuma që do e paguaj “Eurosig” për aksidentin në Llaskarcë !

Kompania e Sigurimeve “Eurosig” duhet të paguaj dëmshpërblim prej mbi 800 mijë euro për aksidentin në Llaskarcë.

Kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Supervizion për Sigurim, Klime Poposki sot në konferencë shtypi tha se në këtë rast me siguri do të paguhet shuma maksimale e paraparë me ligj.

“Në Ligjin për sigurim të obligueshëm është rregulluar shuma maksimale e dëmit të shkaktuar nga ndonjë autobus. Shuma maksimale për një rast të siguruar mund të jetë 675 mijë euro”, tha Poposki, duke sqaruar se kjo është në bazë të polisës për autopërgjegjësi dhe se këtë shumë e ndajnë të gjithë në aksident.

Ai shtoi se në mënyrë plotësuese në bazë të polisës për udhëtarë në transportin publik mund të paguhen 200 mijë euro, kështu që është paraparë 4.500 euro për rast vdekjeje, 9.000 euro për invaliditet të përhershëm dhe 2.000 euro për lëndime dhe mjekim.

“Në mënyrë plotësuese nëse të dëmtuarit kanë bazë dhe kërkojnë më shumë prej kësaj shume maksimale të dëmit atëherë ata drejtpërdrejtë do të munden atë dëm ta kërkojnë nga shkaktuesi i dëmit”, sqaroi Poposki.

Kjo, siç kumtoi, do të jetë një prej dëmshpërblimeve më të mëdha të paguara viteve të fundit, krahas asaj të fatkeqësisë me helikopter, ndërsa vitin e kaluar dëmi më i lartë është paguar në shumë prej 35,196 milionë denarë një personi juridik nga kompania “Osiguruvanje”.

Vitin e kaluar siç theksoi Poposki janë paguar dëme bruto në shumë prej 392 miliardë denarë dhe në raport me vitin 2017 shënojnë rritje prej 9,53 për qind.

Tregu i sigurimeve vitin e kaluar, siç theksuan Poposki dhe kryetari i Shoqatës për Sigurim në kuadër të Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Vojnoviq ka rritje të të ardhurave prej 10,4 për qind.

Vitin e kaluar pati rritje në të gjitha klasat e sigurimit, ndërsa siç u theksua ka akoma potencial për rritje në treg.

Rritje kemi edhe tek sigurimi i jetës prej 29,57 për qind me 22.264 marrëveshje të kontraktuara.

Ajo që pritet në vitin 2019 është ligj i ri për sigurim që është harmonizim me BE-në dhe vendosje e standardeve më të larta. (koha.mk)