Zbulohet se përse 12 klube duan ta formojnë Superligën Evropiane: Të ardhurat janë stratosferike

Raportohet se 12 klube të mëdha evropiane janë duke e mbështetur formimin e Superligës Evropiane.
Nga ky kompeticion, jo vetëm që klubet e mëdha do të përfitonin miliona euro, por edhe ato të vogla.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, DAZN është e gatshme t’i marrë të gjitha të drejtat televizive me një shumë të majme.
Kompania ndërkombëtare thuhet se ka ofruar rreth pesë miliardë euro të ardhura për klubet pjesëmarrëse.
Kjo shumë, do të ndahet mes klubeve nga: Liga Premier, Serie A dhe La Liga, derisa Ligue 1 dhe Bundesliga ende janë në dilemë.

UEFA ka reaguar ashpër rreth formimit të kësaj lige, mirëpo 12 klubet e mëdha evropiane e mbështesin idenë.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian është duke bërë ndryshime në formatin e Ligës së Kampionëve, mirëpo ka kërcënuar klubet se do të ndëshkohen rëndë, derisa lojtarët që luajnë aty nuk do mundet të përfaqësojnë klubet ndërkombëtare.