Një gjarpër gjigand i gjallë u zbuluar në Republikën Dominikane, në Karaibe dhe ishte aq i madh sa duhej të hiqej nga një vinç. Pitoni vlerësohet të jetë deri në 9 metra i gjatë. Sipas mediave të huaja, pamjet, të cilat janë parë 79 milionë herë në TikTok tregojnë zvarranikun e madh duke u ngjitur nga toka parmes një ekskavator. Punëtorët duket se kanë hasur në këtë krijesë derisa po pastronin një pjesë të pyllit tropikal të Dominikës. Një tjetër video e ndarë nga e njëjta llogari tregon punëtorët që hasin në vështirësi për ta futur krijesën në bagazhin e një makine. Pitonët të tillë jetojnë në pyje tropikale, dhe pranë kullotave. Ato gjenden gjithashtu pranë përrenjve dhe liqeneve. Pitonët gjigantë gjuajnë duke e shtypur prenë e tyre deri në vdekje dhe më pas duke e gëlltitur ngadalë.