Zbulohet parcela me kanabis në Tepelenë, në kërkim kryetari i fshatit


Parcelat me kanabis nuk kanë të mbaruar në Tepelenë. Policia ka zbuluar së fundi 507 rrënjë në fshatin Luadh, Bashkia Memaliaj.

Burime nga policia thonë se bima narkotike u gjet e kultivuar në një zonë të pyllëzuar. Në kërkim u shpall kryetari i fshatit Luadh, shtetasi A.C, 30 vjeç, banues në këtë fshat. Ndërkohë që policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të lëndës narkotike.

Disa ditë më parë u zbuluan parcela me kanabis në fshatin Gusmar dhe Peshtan. Këtë vit sipërfaqet e kultivuara janë ulur ndjeshëm, por mbetet ende problematike kryesisht zona e Vlorës, Tepelenës dhe Fushë Krujës.