Zbulohet misteri, kush e mb*yti 20-vjeçaren në sy të foshnjës?


Gazeta greke “Protothema” shkruan se hetuesit kanë informacion të mjaftueshëm që dokumenton se vr*asësi i 20-vjeçares britanike Caroline në sy të foshnjës është burri i saj, piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos. Provat bazohen kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e vik*timës.

“Charalambos Anagnostopoulos, burri i 20-vjeçares Caroline Krauts sipas provave në dispozicion të policisë dhe që konsiderohen të mjaftueshme është vr*asësi i saj. Përmb*ysja e hetimeve e sjell pilotin nga pozicioni i burrit dhe babait të shkatë*rruar në pozicionin e të ak*uzuarit për një nga rastet më famëkeqe të vr*asjeve të viteve të fundit.

Të dhënat që sipas policisë vërtetojnë fajësinë e pilotit 32-vjeçar vijnë kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë së të dhënave nga kamera, celularët e çiftit, por edhe ora biometrike e 20-vjeçares që tregoi kohën reale të vde*kjes e cila nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Babis Anagnostopulos”.

Dje hetimet morën një kthesë të fortë, kur policia duke pasur të dhënat e reja në dispozicion, i kërkoi Babis Anagnostopulos të kthehej në Athinë nga Alonissos për të dëshmuar. Për të mos treguar se sa serioze ishin këto fakte dhe për mos e “tr*embur”, ata pranuan kërkesën e tij për të qëndruar një ditë tjetër në Alonissos, në mënyrë që të ishte i pranishëm në shërbimin përkujtimor për Caroline.

Pas shërbimit përkujtimor, siç njoftoi zëdhënësi i policisë Apostolos Skrekas piloti u mor me helikopter dhe u dërgua sot në Athinë. Prej atij momenti, “herët në mëngjes”, tha policia – ai dëshmoi, por përgjigjet e tij nuk ishin bindëse në lidhje me provat e mjaftueshme që e “gozhdojnë” për vr*asjen e gruas.
Në fillim mes autorëve të dyshuar të vr*asjes sipas medieve greke ka pasur edhe shqiptarë, por tashmë ngjarja u përm*bys.