Zbulohet më në fund. Ja kush është djali më i bukur që i ka marrë zemrën Adrola Dushit!

Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja në emisionin ‘S’e Luan Topi’ në Top Channel. Edhe pse nuk e tha emrin, Adrola tha se është e dashuruar me djalin më të bukur shqiptar.

“Uroj që askënd mos lashtë zoti pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e llastuar nga zoti. Unë si vajzë kam dëshirë ta bërtas lumturinë time. Jam e dashuruar. Por në këto vite që po kalojnë i rri larg ulërimave sepse kam frikë. Më duket se çdo gjë e bukur nuk jeton gjatë nëse bëhet e madhe. Jam e lumtur dhe e dashuruar.’-tha Adrola.