Zbulohet mas*htrimi me sasi të djathit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka konstatuar mash*trim me sasinë në dy lloje të djathit të prodhuara në Maqedoninë Veriore. Mostrat ishin marrë në një biznes në Prishtinë, gjatë vizitës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi në pjesën e dytë të muajit të kaluar.

“Zyrtarë të MTI-së pas ekspertizës së produkteve kanë konstatuar se sasia e përshkuar në paketim nuk përkon me sasinë reale të produktit dhe në këtë mënyrë është mas*htruar konsumatori. Ministri është interesuar për cilësinë e ushqimit në veçanti për produktet e qumështit pas ank*esave që ka marrë nga shoqata të ndryshme të kësaj fushe”, thuhet në njoftimin e MTIsë. Ministri Krasniqi ka thënë se mbështetja për biznese nuk do të mungojë, por nuk do të lejohet shk*elja e të drejtave të konsumatorëve. Ai ka thënë se fokusi kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendorë dhe ajo e konsumatorit.