Zbulohet grupi që ka shitur teste të rreme për COVID-19 në Maqedoni

Siç thuhet në njoftimin e policisë, Departamenti i policisë për kriminalistikë në koordinim me SPB Shkpu, SPB Manastir, SPB Tetovë dhe SPB Kumanovë gjatë ditës së sotme kontrolluan 11 lokacione dhe arrestuan shtatë persona.
Personat e arrestuar, thuhet në njoftimin e policisë, dyshohen për shitje të testeve të rreme për coronavirus.

“Gjatë kontrolleve janë konfiskuar telefona celularë, kompjuterë personal, lap ttopë, kartela memorie, 118 marrëveshje blanko, 13 të dhëna të mbushura, katër teste negativ PCR, vula dhe dokumentacione të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas dokumentit të plotë të rastit në Prokurori do të parashtrohen kallëzimet penale për falsifikime të dokumenteve.