Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi edhe pak kohë ju ka mbetur për të marë epitetin prindër.
Çifti ka muaj që kanë zbuluar për publikun që prezentuesja e emisionit “Klanifornia” është në pritje të ëmbël.
Marina është në pritje të lindjes së një vajze dhe së fundi ka ndarë fotografi nga dhoma e kompletuar me mobilie e lodra për vogëlushen.
Ajo ka postuar disa imazhe nga dhoma derisa ka pozuar duke mbajtur barkun e rrumbullakosur.
“Mezi po të presim picirukja jonë😍”, ka qenë mbishkrimi i artistes duke treguar se kjo është pritja e sa më e lumtur.