Zbulohet dokumenti: Bet*eja e Koshares u financua me 2 milionë marka nga Ministria e Mbrojtjes, kush i mori ato para?

Sot është publikuar dokumenti ku vërtetohet se Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ka dhuruar 2 milionë marka për bet*ejën e Koshares. Familja e Haki Imerit zbulon këtë dokument ku pyet se kush ishin Njësia 131 dhe 134, Njësi Vëzhguese Diverzante në Papaj që i mori 2 milionë marka.

“A ka dikush njohuri se cila strukturë politike ka qëndruar prapa këtyre njësive 131-134 dhe njësisë vëzhguese -diverzante dhe ku kane kryer op*eracione diverzante sepse duhet arsyetuar milionat e dhenë nga Qeveria e Kosovës te destinuara për l*uftë. Mjete këto të fituara me djerse e mund nga mërgimtari shqiptar”, shkruan familja Imeri.

Por një sqarim për këtë e ka dhënë ish-luft*ëtari i FARK-ut Gani Lipa Ahmetaj. Ai në një koment ka treguar se kush ishin këto Njësi kush ishin kom*andantët e tyre dhe si u formuar Brigada 138.

“Këto janë 2 brig*adat e Koshares të komanduara nga Sali Qeku – 134 dhe 131 nga Rrustem Berisha. Si dhe batalioni vëzhgues diverzant i koma*nduar nga Anton Quni. Më vonë gjatë be*tejës së Koshares nga këto njësite formohet Brigada 138 Agim Ramadani. Ndërsa batalioni diverzanto vëzhgus murre emrin Delta Force. Kjo tregon se be*tejën e Koshares e ka financu MMRK – FARK…”, shkruan ai.