Lionel Messi shkoi në zhveshtore apo më saktë tek dollapi i tij për të marrë sendet e tij personale në ditën e lamtumirës së tij nga Barcelona, më 8 gusht. Sidoqoftë, ai la disa sende aty dhe thuhet se ishte vetëm një trofe apo çmim individual i fituar me fanellën e klubit katalunas.
Ylli argjentinas tani është pjesë e librave të historisë së Barcelonës, pasi vendosi të largohet këtë verë dhe kaloi si lojtar i lirë te Paris Saint-Germain.
Sipas gazetës AS, numri dhe emri i tij tani janë hequr nga dhoma e zhveshjes së Blaugranave dhe gjithçka tjetër e tij është larguar nga dollapi.
Tani për tani, dollapi i tij është një dollap me një derë të dyfishtë, në të cilën numri ’10’ mbetet vetëm në sirtar. Pranë atij dollapi, është ai i Sergio Agueros, i cili ka mbetur i frustruar nga fakti se ai nuk do të ndajë zhveshtoren e Camp Nou me shokun e tij argjentinas siç e kishte pritur.
Messi përfitoi nga lamtumira e tij më 8 gusht në Camp Nou për të bërë një vizitë të shpejtë në zhveshtore në mënyrë që të mblidhte sendet që nuk i kishte marrë nga dollapi i tij para verës, kur besonte se do të kthehej te klubi Blaugrana.
Messi la në zhveshtore vetëm një çmim të Joan Gamper
Sidoqoftë, ai nuk mund të merrte të gjitha objektet që kishte akoma brenda pasi disa ishin më të rënda se të tjerët.
Ndër sendet që duhej të linte aty ishte çmimi që mori për lojtarin më të mirë të ndeshjes Joan Gamper Trophy 2018.
Ai mori çmimin në formë ylli pasi shënoi një gol dhe dha një asistim në 45 minutat që luajti në ndeshjen kundër Boca Juniors, e cila përfundoi 3-0.
I vetëdijshëm se hapësira e tij e dollapit mund të ketë një marrës të ri këtë sezon (edhe pse duket se nuk ka gjasa që dikush nga skuadra të marrë përgjegjësinë për të pranuar ’10’, të paktën për momentin), Messi vendosi të lërë çmimin në krye të mobileve dhe të mbështetur në mur.
Tani mbetet për t’u parë nëse dikush do ta marrë atë për ta dërguar trofeun në Paris ose do ta lërë atë në shtëpinë e tij në Casteldefels, ose nëse Messi më në fund vendos ta lërë atë në zhveshtore si një relike e kohës së tij në Barcelonë.
Dollapi që Messi e mbajti për 17 vite
Messi trashëgoi vendin e portierit turk Rustu Reciber dhe i mbajti gjërat në të njëjtën dollap për 17 vjet.
Është interesante se ai është lojtari i vetëm që kishte dollap nga dy krahët në të gjithë zhveshtoren.