Zbulohet çfarë iu tha Abazoviç protestuesve kur u fut mes turmës

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është përballur, mbrëmjen e së premtes, me një turmë protestuesish të tensionuar.
Dhjetëra njerëz janë mbledhur pranë godinës së televizionit publik në Podgoricë, pak ditë pasi Lëvizja Qytetare Ura e Abazoviçit njoftoi se ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin për mosbesim ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit.

“Nuk do të tradhtoj vullnetin elektoral të qytetarëve,” mësohet të ketë thënë Abazoviç para protestuesve të cilët ia kishin zënë pritën.
Është publikuar edhe një video, ku thuhet se shumë protestues i drejtohen Abazoviçit me fjalë fyese.

Siç raporton Vijesti.me, njëri nga të grumbulluarit ka bërtitur: “Shqiptarët nuk do të na komandojnë”. Por, kundër një deklarate të tillë kanë reaguar disa protestues të tjerë.
“Dil o vogëlush” dhe “I more lekët Dritan?”, ishin disa nga thirrjet tjera, me të cilat u përball Abazoviq.

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç, i cili sonte ishte edhe mysafir në televizionin publik, doli para të mbledhurve, ndërsa policia ka parandaluar incidentin.
Derisa ditë më parë kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, deklaroi se ka iniciuar shkarkimin e Abazoviçit nga posti i zëvendëskryeministrit.

https://twitter.com/pokretura/status/1484631526721601542?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1484631526721601542%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fabazoviq-futet-ne-mes-te-turmes-se-protestuesve-zbulohet-cfare-iu-tha-ge%2F