Zbulohet arsyeje pse ekzekutuesi ua mori jetën 50 myslimanëve në Zelandën e Re!

Ekzekutuesi i tërbuar që ua mori jeten të paktën 50 personave në sulmin ndaj dy xhamive në qytetin e Christchurch në Zelandën e Re, shkroi se këtë e bëri nga hakmarrja.

Brenton Tarant (28), si një nga motivet kryesore pas masakrës, tha se këtë shfaqje e bëri si hakmarrje për ekzekutimin e Ebba Akerlund (11) në sulmin në Stokholmit në vitin 2017.
Në atë kohë, uzbekistanasi Rahmat Akilov me anë të një kamioni goditi pesë vetë, dhe midis viktimave ishte Ebba. Në manifestimin e tij, Tarant shkroi se një vajzë që po kthehej nga shkolla, në rrugë u vra nga islamistët.

“Nuk mund t’i shpërfillja më shumë sulmet e myslimaneve. Këto janë sulme ndaj popullit tim të dashur ndaj kulturës sime, sulme ndaj besimit tim dhe shpirtit tim. Unë nuk mund t’i injoroj ato”, shkroi ai.

Ebba ishte pjesërisht e shurdhër dhe u zhduk pas sulmit nga kamioni i vjedhur në SHBA. Prindërit e saj vendosën foton e vajzës së saj në rrjetet sociale për ta gjetur atë. Shpejt ata kuptuan se fëmija i tyre ishte ndër viktimat e myslimaneve.

Ebba është përmendur disa herë në manifestin e maniakut australian, që kreu sulmin katastrofik në Zelandë të Re.

“Ebbe ishte pak më ndryshe. Ebba e re, e pafajshme dhe e ekzekutuar pafajsisht. Ia morën shpirtin dhunshem dhe kjo më detyroi ta bëja këtë “, ka deklaruar ai.

Babai i vajzës, Stefan Akelund, është i tronditur nga fakti se një psikopat i Zelandës së Re e ka shfrytëzuar rastin e vajzës së tij për të justifikuar këtë akt të tmerrshëm.

“Më derdhi balli djerse të ftohtë kur pashë një armë me emrin e vajzës sime”, tha ai.
Pas sulmit në Christchurch, katër persona u privuan nga liria, përfshirë Tarantin.
Ekzekutuesi transmetoi sulmin të drejtpërdrejtë në Facebook.
Ai shkroi një manifest anti-emigrant në 73 faqe në të cilin ai shpjegoi se kush ishte dhe arsyet për shfaqjen gjakatare që ka kryer.