Zbulohet antitrupi që neutralizon koronavirusin

Shkencëtarët në Fakultetin për Mjekësi të Universitetit të Pittsburghut kanë thënë se kanë arritur sukses, lidhur me trajtimin dhe parandalimin e mundshëm të koronavirusit.

Hulumtuesit pretendojnë se kanë izoluar “molekulën më të vogël biologjike” e cila “tërësisht dhe në mënyrë specifike e neutralizon” virusin që e shkakton COVID-19.

Ata, si raportojnë mediat britanike, janë trimëruar nga testimet që duket të kenë qenë “tejet efektive në parandalimin dhe trajtimin” e infektimeve me koronavirus tek minjtë.