ZBULOHEN FOTOT/ Leo Messi me familjen, duke shijuar pushimet në Alpet e…

Kampioni i Botës, ylli argjentinas Lionel Messi, fundjavën e shkuar zgjodhi Alpet zvicerane për pushimet e tij të shkurtra dimërore.

Superylli i futbollit argjentinas u largua për pak kohë nga Parisi dhe Paris Saint-Germain dhe udhëtoi drejt Alpeve me Antonella Roccuzzo dhe tre djemtë e tij. Aty kanë qëndruar në një hotel luksoz dhe kanë shijuar borën.

Fëmijët e tij shkuan për ski, por e gjithë familja përfitoi dhe u fut në një pishinë të hapur dhe zgjodhi të lahej në ujë të nxehtë, por pranë maleve me dëborë.

Lionel Messi kishte nevojë për pushim, pasi e di se vazhdimi do të jetë i vështirë nga që duhet të udhëheqë Parisin për të fituar kampionatin dhe aq sa mundet edhe në Champions League.

Nga ana tjetër, ndërkohë që dukej se kishte një marrëveshje për rinovim me Parisin, ditët e fundit kanë dalë në dritë skenarë, që flasin se Barcelona të bëjë një lëvizje për rikthimin e ‘Pleshtit’ te Barcelona.