Zbulohen fosilet e dy dinozaurëve gjigand

Kanë jetuar 130 milionë vjet më parë, gjenden në veriperëndim të Kinës.
Sipas një studimi të ri, shkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e dy specieve të reja të dinozaurëve në Kinën veriperëndimore që mendohet të jenë disa nga vertebrorët e parë në rajon.

Mostrat e zbuluara së fundmi, vlerësohet të jenë mbi 20 metra të gjatë, çka i bën këta dinozaurë pothuajse aq të mëdhenj sa balenat blu. Fosilet mendohet se datojnë rreth 120 deri në 130 milionë vjet më parë.
Speciet i përkasin familjes sauropod, një grup dinozaurësh bimëngrënës, që supozohet të jenë kafshët më të mëdha që kanë ecur ndonjëherë në tokë.
Studiuesit kanë gjetur gjithashtu një numër të madh fosilesh në Kinë, gjatë dekadave të fundit dhe përfshijnë një numër të konsiderueshëm zvarranikësh fluturues, vezësh dhe embrionesh të fosilizuara.