Zbulohen eshtrat e 215 fëmijëve në një shkollë në Kanada

Mbetjet trupore të 215 fëmijëve, disa të moshës trevjeçare, janë gjetur në një ish-shkollë rezidenciale për fëmijët indigjenë në Kanada.
Kryeministri kandaez Justin Trudeau e ka konsideruar këtë zbulim si zemërthyes.
Fëmijët kanë qenë nxënës të shkollës Kamloops Indian, e cila është mbyllur më 1978, sipas Tk’emlúps te Secwépemc, që përfaqëson një fis të popullatës Secwepemc.

“Ne e kemi ditur brenda komunitetit tonë që jemi në gjendje t’i verifikojmë” ka thënë Rosanne Casimir shef i Tk’emlúps te Secëépemc përmes një deklarate.
“Tani kemi më shumë pyetje sesa përgjigje”.
Sistemi i shkollës në Kanada, që me forcë ka ndarë fëmijët indigjenë nga familjet e tyre, është shpallur “gje*nocid kulturor”, pas një studimi të kryer më 2015.

Raporti ka dokumentuar ab*uzim të tm*errshëm fizik, dhu*nim, kequshqyerje dhe mi*zori tjera, me të cilat janë përballur rreth 150,000 fëmijë, që kanë qenë në këto shkolla, kryesisht të udhëhequra nga kishat katolike në periudhën 1840-1990.
Sipas raportit, më shumë se 4,100 fëmijë, që kanë qenë pjesë e shkollës rezidenciale, kanë vd*ekur.

Vd*ekjet e 215 fëmijët të va*rrosur në atë që dikur ka qenë shkolla më e madhe rezidenciale, besohet të mos jenë përfshirë në këto të dhëna, dhe nuk janë dokumentuar deri para zbulimit.
Trudeau ka thënë përmes Twitterit se lajmi “ia thyen zemrën” dhe është përkujtim i një kapitulli të errët dhe të turpshëm të historisë së shtetit.
Më 2008, Qeveria kanadeze ka kërkuar falje zyrtarisht për këtë sistem.