Siç njoftojnë nga policia, dje rreth orës 20:15 nga policia është dhënë shenjë ndalimi në rrugën nga Milladinovci për në Kumanovë, ndërsa automjeti nuk është ndalur.
Sipas policisë, automjeti “A8” ka pasur tabela të Shkupit dhe ishte drejtuar për në Kumanovë.
Më pas shoferi la automjetin tek ura në hyrje të fshatit Romanovce dhe u arratis. Gjatë kontrollit u gjetën 10 emigrantë ilegalë nga Paksitani”, thonë nga policia.
Ata shtojnë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.