Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Tiranë. Mësohet se gjatë një konflikti të çastit mes dy personave, një prej tyre ka qëlluar me ar*më.
Për pasojë ka mbetur i plagosur 29-vjeçari Jurgen Duka, i cili ka ndërruar jetë më pas në spital.Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, ndërsa dyshohet se dy të përfshirët në konflikt kanë qenë në gjendje të dehur. Mësohet po ashtu se autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Konflikti që përfundoi në mënyrë tragjike pas mesnate në kryeqytet nisi në një market. Pas mesnate në rrugën “Irfan Tomini” është qëlluar me ar*më zjarri dhe për pasojë edhe ka ndërruar jetë 29-vjeçari Jurgen Duka (Mëziri).
Dyshohet se vi*ktima bashkë me shokun e tij, O. D. kanë hyrë në një market dhe pas një debati kanë nisur një konflikt me një person tjetër të pa identifikuar. Ky i fundit ka qëlluar me armë dhe nga plagët e marra ndërroi jetë tek Trauma Jurgen Duka.
Sipas policisë, nga verifikimet e kryera rezulton se vi*ktima është person me precedent të mëparshëm kriminal.