Zbulimi revolucionar i shkencëtarëve, burrit të verbër i kthehet pjesërisht shikimi

Një burrë nga Franca i cili ka qenë i verbër për shkak të gjendjes së tij gjenetike “retinitis pigmentosa”, i është kthyer pjesërisht shikimi me ndihmën e proteinave të ndjeshme në ndriçim që fillimisht ishin zbuluar tek algat.
Shkencëtarët erdhën deri te ky zbulim që do të mund t’ia lehtësonte jetën miliona njerëzve në mbarë botën – e burrit plotësisht të verbër i është kthyer pjesërisht shikimi pas iu nënshtrua terapisë me proteina që fillimisht u zbuluan tek algat.

Terapia biologjike e njohur si optogjenetika, është një proces i veçantë ku proteinat përdoren për t’ia kthyer organizimit kontrollin mbi qelizat në pjesën e pasme të syrit.
Duke u thirrur në revistën Nature Medicine, burri plotësisht i verbër e kuptoi se terapia pati sukses ku pa “zebrën” me vija në vendkalimin për këmbësorë.
Tani ky burrë nga Franca, identiteti i të cilit nuk është zbuluar – mund të njeh, numëroj dhe të kap objekte të ndryshme nga tavolina.

Francezi për 40 vite vuan nga sëmundja trashëguese retintis pigmentosa” që dëmton të pamurit dhe lodh qelizat e ndjeshme ndaj pamjeve.
E me këtë problem është duke u ballafaquar një numër i madh i njerëzve nëpër botë – ku deri më tani janë regjistruar mbi dy milionë.
Burri me sëmundjen shumë të rrallë që jeton në Bretani dhe që u operua në Paris, ka qenë plotësisht i verbër për 20 vite.