Zbrazet reparti intensiv, shikoni festën e mjekëve italianë


Shumë media në Itali e kanë quajtur, një mrekulli. Spitali i Niguardia-s, një zonë pranë Milanos, ka mbyllur një nga 5 sallat e terapisë intensive për shkak të zvogëlimit të pacientëve me koronavirus.

27 shtretër që deri para pak ditësh ishin plot me pacientë të infektuar me COVID-19, tani janë bosh.

Stafi mjekësor për rreth 50 ditë ka luftuar ditë-natë me vdekjen dhe me një fluks që vështirë do të përsëritet sërish. Gëzimin mjekët dhe infermierët e kanë shprehur në një video në Facebook