Prokuroria ka siguruar prova të reja për vrasjen në Bllok të ndodhur më 4 tetor. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për prova që rëndojnë pozitën e Ervis Martinit, aktualisht në burg.
Prokuroria ka zbuluar biseda në aplikacionet Whatsapp dhe Telegram të Martinit me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha.
36-vjeçari Martini ka komunikuar me viktimën dhe disa miq. Burime nga prokuroria thonë se se Martini është paraqitur në lokalin ‘Monopol’ iu ka kërkuar miqve të afroheshin dhe të paraqiten aty të pajisur me armë.
Pra, sipas prokurorisë nuk ka qenë takim i rastësishëm siç ka thënë Martini në dëshminë e tij dhe sherri nuk ka pasur si shkak i ngacmimeve të këngëtares Elvana Gjata, por për konflikte të mëparshme. Kjo është një provë e re, por ekspertiza e telefonit mund të nxjerrë të tjera detaje.
“Por zhvillimi tjetër nga hetimet për vrasjen në Bllok të shokut të Vis Martinit është fakti se Prokuroria shqiptare ka kërkuar ndihmë juridike nga shteti i Izraelit. Telefoni i Martiniy është dërguar për t’u ekspertuar nga ekspertë izraelitë. Dy ditë më parë ka ardhur përgjigje nga Izraeli dhe ekspertët izraelitë kanë arritur të zbërthejnë telefonin dhe të nxjerrin të dhëna që mund të konsiderohen si ‘minierë ari’. Por këto të dhëna nuk nxirren ende për shkak të hetimit. Ekspertiza e ardhur nga Izraeli do paraqitet në gjykatë. Prokuroria do këmbëngulë që Martini të mbetet në burg pasi sipas saj ka prova të forta”, raportoi gazetarja Lala.
Aktualisht për ngjarjen janë të shpallur në kërkim disa persona. Bëhet fjalë për Ervin Matën, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Fabio Alushi dhe truproja i këngëtares, Meviol Billo.