Mbështetja për Vjosa Osmanin, ish-kandidaten për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që dështoi të dalë e para po vazhdon e të zbehet akoma brenda partisë së saj.
Dalja e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit kundër partisë së saj LDK dhe përkrahja e Vetëvendosjes dhe liderit të saj, Albin Kurti, kanë bërë që Kryesia dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së të mos e përkrahin më Osmanin.
Vjosa Osmani as sot nuk ka gjetur brenda partisë, pasi nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, prej tyre 108 janë shprehur pro koalicionit dhe formimit të Qeverisë së re me AAK-NISMA,kurse vetëm 6 janë shprehur kundër formimit të qeverisë duke e përkrahur kryetaren e Kuvendit.
Kujtojmë se Osmani kishte dalur kategorikisht kundër prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen, por nuk gjeti përkrahje, po ashtu doli edhe kundër formimit të Qeverisë së re dhe koalicionit me partitë opozitare, por as sot nuk gjeti mbështetje.
Përplasja e Osmanit me figurat kryesore të LDK’së dhe duke mos i mbrojtur ata përballë akuzave dhe linçimit publik nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë që përkrahja e saj të bie.
Po ashtu vlen të theksohet se pak para zgjedhjeve, kandidatura e Vjosa Osmanit për kryeministre kishte marrë 121 vota nga 124 të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, dikur një përkrahje absolute.