Zbehen shpresat për të gjetur të mbijetuar nga tërmetet në Turqi dhe Siri, shkon në 21 mijë numri i viktimave

Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit të Turqisë dhe Sirisë, tashmë ka marrë jetën e mbi 21 mijë personave.

Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit gjatë natës të së enjtes për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
Pamje të realizuara me dronë nga lartësia shfaqën shkatërrimin e lënë pas, me lagje të tëra të rrafshuara.

Shifra e re, e cila me siguri do të rritet, përfshin mbi 17,600 njerëz të vdekur në Turqi dhe më shumë se 3,300 në Sirinë tashmë të shkatërruar nga lufta civile. Gjithashtu, dhjetëra mijëra njerëz u plagosën.
Edhe pse ekspertët thonë se njerëzit mund të mbijetojnë për një javë ose më shumë, shanset për të gjetur të mbijetuar në temperaturat e ulëta, po zbehen.
Ndërsa ekuipazhet e emergjencës dhe të afërmit e panik gërmuan nëpër rrënoja – dhe herë pas here gjenin njerëz të gjallë – fokusi filloi të zhvendosej në prishjen e strukturave të rrezikshme të paqëndrueshme.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyp Erdogan e quajti tërmetin “fatkeqësia e shekullit”.
Në veriperëndim të Sirisë, gjatë natës, të enjten më 9 shkurt, mbërritën kamionët e parë të OKB-së që nga tërmeti që hynë në zonën e kontrolluar nga rebelët nga Turqia, duke nënvizuar vështirësinë për t’u ndihmuar njerëzve atje.
Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 i së hënës, kaloi numrin e më shumë se 18,400 të vdekurve nga tërmeti i vitit 2011 që shkaktoi një cunami në Fukushima, Japoni, si dhe tërmetin e vitit 1999 pranë kryeqytetit turk, Stambollit, që u mori jetën rreth 18 mijë personave.