Zbatim i pjesshëm i reformave në sektorin e sigurisë

Skandali i përgjimeve masive të jashtëligjshme që solli krizën politike dhe si pasojë, ndryshimin e pushtetit, i bëri të patjetërsueshme reformat në sistemin e sigurisë dhe zbulimit, njofton Alsat-M.

Në fillim të 2018-tës u publikuan zyrtarisht versionet e para të propozim-ndryshimeve ligjore. Më 1 nëntor, filloi me punë Agjencia Teknike Operative, për të cilën u tha se do të kishte të drejtën ekskluzive të ndjekjes së telekomunikimeve.