Zbardhet raporti mjeko-ligjor, ja pse vdiq Ivana Trump

Vdekja e Ivana Trump sipas raportit mjeko ligjor është aksidentale. Sipas raportit nuk është gjetur asnjë shenjë patologjike dhe mesa duket gruaja e parë e ish-presidentit Donald Trump dhe nëna e tre fëmijëve pasi është kthyer nga restoranti për arsye të panjohura është rrëzuar.

Rënia sipas mjekut shkaktoi goditjen fatale por dhe për shkak se nuk kishte kush t’i ofronte ndihmë se ishte e vetme në shtëpi, Ivana Trump ndërroi jetë. 73 vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj të enjten, ndërsa autoritetet thanë se morën një telefonatë për një incident nga apartamenti i Ivanës në Manhattan.