Zbardhet ngjarja e rëndë në Haraçinë ku mbeti i plagosur një 25-vjeçar, ngritet padi penale ndaj 3 personave


Në lidhje me ngjarjen e rëndë penale që ndodhi më 29.08.2024 rreth orës 21:00 në fshatin Haraçinë, rrethina e Shkupit, ku me armë zjarri është qëlluar në drejtim të A.I. (25) dhe V.B. (29) nga Haraçina, ku A.I. ka marrë plagë të shkaktuara nga plumbat dhe është dërguar në kompleksin klinik “Nëna Tereza” për t’u ofruar ndihmë mjekësore, nga ana e oficerëve të Policisë nga Njësia për Krime të Dhunshme – Departamenti për Krime të Rënda dhe Seksuale janë kryer bastisje në disa lokacione në Haraçinë, ku është ndaluar E.A. (22) nga Haraçinë.

Nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda është ngritur një akuzë penale kundër E.B. (29), V.A. (27) dhe E.A. (22), të gjithë nga Haraçinë, për tentativë për vrasje sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal dhe për veprën penale e “krijimit të rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal. Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, ndaj personit E.A. është caktuar masa e arrestit për një periudhë prej 30 ditësh.