Zbardhen prapaskenat e sherrit/ Si menaxheri braktisi Bardhin për Luizin, ultimatumi që fituesi i BBVA i vendosi Jetmir Agajt

Konflikti dhe mosmarrëveshjet mes këngëtarit nga Kumanova, Bardhi dhe menaxherit të tij Jetmir Agaj duket se vazhdojnë ende.

Ka qenë Sara Gjordeni, partnerja e Bardhit ajo e cila ka zbuluar se sherri mes tyre vazhdon, por jo vetëm kaq. Sara ka treguar detaje që askush deri sot nuk i ka ditur.

Përmes një postim në “Inatagram”, Sara tregoi se menaxheri i ka marrë llogarinë Bardhit në një moment kur ai ka më shumë nevojë për t’u rritur në karrierë, teksa pret edhe të bëhet baba.

“Duke qenë se numri im ka qenë i lidhur me acc e Bardhit. Acc që po sulmohej ishte i tij. Menaxheri i tij e ka marrë sërish përpara një ore Instagramin e Bardhit duke e lënë 100% pa akses. Bardhi nuk e ka më Instagramin e tij. Në emër timin dhe të Bardhit ju lusim me keqardhje të hiqni të gjithë folloë nga Bardhi. Si shenjë të pakënaqësie të kësaj sjelljeje e totalisht të pamerituar ndaj tij në këto momente kaq delikate të familjes sonë, ku Bardhit i duhet të punonte më shumë se kurrë.

Nuk mendoj se mund të luhet kështu publikisht me një artist të këtij niveli, e as me psikologjinë e një djali, i cili ka mjaftueshëm stres për rritjen e fëmijës së tij të parë. Shqetësimi që po na shkaktohet të dyve nga këta persona prej kohësh është i paimagjinueshëm. Sidomos mbi mua që jam më emocionale se normalisht. Ndërkohë vazhdon të sulmohet adresa ime”, – shkruan Sara.

Duket se raporti mes Jetmirit dhe Bardhit këtë herë ka përfunduar njëherë e mirë. Kujtojmë që muajin e shkuar, Jetmiri mori në menaxhim Luizin dhe këtu kanë nisur edhe përplasjet e para. Angazhimet e Luizit dhe kërkesa për përqendrimin e të gjithë skuadrës tek emri i tij, kanë bërë që Bardhi të mbetet pas me data koncertesh si dhe me projekte të reja.

Kjo ka sjellë edhe përplasjet e një pas njëshme mes palëve, çfarë edhe ka çuar në mbylljen e bashkëpunimit.

Ky nuk është konflikti i parë mes palëve. E njëjta situatë u përsërit edhe kur Bardhi la shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ishte pikërisht Jetmiri që kundërshtoi edhe publikisht lidhjen me modelen, çfarë solli edhe përplasjet e forta. Përplasje që kanë marrë fund pikërisht me prishjen e kontratës mes tyre.

Por, duket se prishja e kontratës mund t’i kushtojë Bardhit jo vetëm disa aktivitete, por edhe një shumë parash. Kjo për faktin se ishte pikërisht ai që zgjodhi ta prishë këtë marrëveshje, duke marrë mbrapsht edhe “Instagram”-in e tij, që deri para pak ditësh menaxhohej nga Jetmiri.

Bardhi ka folur edhe publikisht për atë çfarë ndodhi me menaxherin e tij. Siç e pranoi dhe vetë, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Bardhi ka ndërprerë marrëdhënien e tij me menaxherin, Jetmir Agaj. Kjo për shkak të përplasjeve që ky i fundit ka pasur me Sarën, dhe për mospëlqimin e lidhjes mes dy të rinjve brenda shtëpisë.

Bardhi tha se edhe profili në “Instagram” nuk menaxhohej më prej tij, por sërisht biseduan dhe duket se e zgjidhën situatën. Gjërat duket se u qetësuan për disa muaj, deri më sot, kur shkëputja mes tyre duket përfundimtare.