Zbardhen kushtet e Putin për t’u larguar nga Ukraina


Në kohën që dy delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë po zhvillojnë negociata në Bjellorusi për gjetjen e një zgjidhje për krizën dhe arritjen e një armëpushimi, presidenti Putin ka zbuluar çështjet që do të çonin në arritjen e një marrëveshje.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin francez Macron, Putin është shprehur se marrëveshja me Kievin mund të arrihet pas çmilitarizimit dhe denazifikimit të Ukrainës dhe kur ky vend të ketë një status neutral.

Gjithashtu, një tjetër kusht i Putin është njohja ndërkombëtar e Krimesë si territor rus.