Zana Avdiu nuk i bie pishman, por thotë se më fuqishëm do luftojë kunder seksizmit!


Zana Avdiu:

Askush nuk është imun ndaj kritikes

Askush nuk është imun ndaj kritikes, së paku, jo ndaj kritikes time, e sidomos gjestet seksiste- e që simbolizojnë kryekëput dhunën seksuale.

I kemi kritiku komandantët e luftës, kemi kritiku ushtarë që kanë luftu për liri. Kemi kritiku veteranë e invalidë të luftës. I kemi kritiku aktivistet e sistemit paralel të Lëvizjes Paqësore të viteve 90-ta. I kemi kritiku të burgosurit politikë. Pra ata që e kanë çlirua, pavarësua e ba këtë shtet. E nuk paskemi të drejtë të kritikojmë futbollistë? Bullshit!

Ka vite që shkruaj për tema të ndryshme, reagoj për gjana të ndryshme, dhe do të vazhdoj fuqishëm të shkruaj e reagoj. Këtë nuk mund të ma ndalojë askush. E aq më pak, ata “patriotet” që nuk dinë ti shkruajnë as dy fjalë shqip të plota, e pa gabime.

Tash, atyre që e kanë thellësisht të normalizuar dhunën, diskriminimin dhe paragjykimet ndaj grave nuk do tu duartrokas, sepse unë nuk i kam ato. Unë i vërej këto kudo që ndodhin, dhe i dënoj. Dhe do të vazhdoj ti dënoj!

Dhe, në fakt ky qe dallimi esencial në mes të gazetarëve dhe aktivistëve të Zvicrës që më mbështeten, dhe pjesës së madhe të atyre kosovarë. Aktivistet dhe gazetaret nga Zvicra thonë: Me vite jemi duke punuar që ti mësojmë fëmijët dhe të rinjtë që nuk duhet të bëhen gjeste të tilla që simbolizojnë dhunën seksuale, në mënyrë që ta eliminojmë dhunën ndaj grave dhe vajzave- dhe del një rol model i tyre, dhe e rrënon gjithë atë punë që e kemi bërë. Dhe fatkeqësisht një gjest i tille, tregon se futbolli ende mbetet një sport misogjen e seksist, sado që industria e futbollit po mundohet ta luftojë këtë. Ndërsa arsyetimi nga Kosova është që në futboll tolerohet. Ky dallim tregon sa e normalizueme dhe e pranueshme është dhuna ndaj grave dhe vajzave, në shoqnine tonë. Pra, zviceranët seksizmi i pengon kudo që shfaqet, ndërsa për shumicën e kosovrëve është i pranueshëm.

Por, dalëngadalë, do e bëjmë të papranueshëm seksizmin dhe dhunën ndaj grave edhe në kulturën tone.

Per fund, faleminderit për të gjithë përkrahësit për mesazhet pozitive e të fuqishme. Falënderim i veçantë per avokatin Arianit Koci, per përkrahjen dhe profesionalizmin e tij.

#vazhdojmë, më fuqishëm se kurrë! 💪🏼