Zana Avdiu: Ju bëftë mirë Asociacioni hallall i Kurtit


Aktivistja e shoqërisë civile Zana Avdiu, në kuadër të zhvillimeve të fundit dramatike që kanë karakterizuar vendin pas shprehjes së gatishmërisë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të pranuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga “pesëshja e madhe” evropiane, ka bërë një postim në Facebook me dozë ironie dhe sarkazme duke uruar Asociacionin “hallall” të Kurtit.

Avdiu ka ironizuar duke thënë se të tjerët kanë qenë haram.

“Ju baftë mirë Asociacioni hallall i Kurtit. Jo si ata tjerët, që janë kanë haram.” – ka shkruar Avdiu.