Zana Avdiu: Fëmijët duhet të marrin edhe mbiemrin e nënës

Aktivistja Zana Avdiu njihet për mendimin ndryshe dhe për temat të cilat ajo ka debatuar.

Në emisionin e fundit “Zanat”, Avdiu tha se fëmijët duhet të marrin edhe mbiemrin e nënës dhe jo vetëm të babait pasi edhe nëna është prind.

Sipas saj edhe në këtë rast bëhet padrejtësi ndaj grave.

“Kur thuhet me marr mbiemrin e nënës, menjëherë mendohet për mbiemrin e dajallarëve. Zhbëhet nëna. Janë axhallarët dhe dajallarët, por nuk është gruaja”, tha Zana.