KF Shkëndija komunikoi ndryshimet strukturore në udhëheqësi në drejtim të riorganizimit të brendshëm me qëllim arritjen e objektivave për periudhën që pason.
Presidenti – Pozita e presidentit të klubit i është besuar profesor doktor Zamir Dikës. Profesori universitar vjen në krye të klubit pas angazhimit të tij paraprak akademik, ku mes tjerash ishte edhe Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore.