Zakonisht femrat pas lindjes falënderojnë direkt mjekun, Eliona Pitarka vepron ndryshe dhe fiton duartrokitjet e të gjithëve

Vetëm pak ditë më parë, aktorja simpatike e humorit Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i ka vënë emrin Gala. Sigurisht që jeta e saj ka ndryshuar kryekëput prej këtij momenti, e sigurisht që falënderimet për njerëzit e dashur dhe miqtë që i kanë qëndruar afër kanë qenë të shumta. Mirëpo ndryshe nga shumë vajza të njohura të shoëbiz-it, Eliona nuk ka i kushtuar disa rreshta mjekut që e asistoi në lindjes, por mamisë.

Me fjalë zemre e falënderuese, Eliona ka shprehur gjithë mirënjohjen që ndjen për këtë zonjë të nderuar.
“Gruaja që nuk do e harroj gjithë jetën time! Kjo është mamia që priti pupushen time! Unë nuk e njihja më parë, ditën që linda e njoha për ta mbajtur në zemër tashmë për gjithë jetën! Ndihma, mbështetja, motivimi që më dha kjo grua është për t’u vlerësuar dhe admiruar, padyshim një aset i vyer i maternitetit Geraldinë. Lum ju vajza që do keni fatin të lindni me të! Mama Rudi, të kemi në zemër”- janë fjalët e aktores.