Muhamed Zekiri: Ethet, dhimbjet në kocka dhe humbja e ndjenjës së shijes dhe erës janë disa nga simptomat

Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri i cili së bashku me gruan e tij dhe foshnjën 3-muajshe u shtruan në spital tre ditë më parë për shkak të Koronavirusit janë në gjendje të qëndrueshme.

Në një kohë kur një pjesë e popullatës ende nuk beson se Koronavirusi ekziston me të vërtetë, për “Fokus”, Zekiri tregon simptomat që ka ndjerë.

“Temperatura, dhimbja në kocka, humbja e ndjenjës së shijes dhe erës janë vetëm disa nga simptomat”, ka thënë Zekiri per Fokus.