Zaharieva pohon se qëndrimi i saj për Shkupin nuk ka lidhje me zgjedhjet në Bullgari

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva thekson në intervistë për bullgaren “24 Çasa” se qëndrimi I saj për Shkupin nuk ka kurfarë lidhje me zgjedhjet.
“Kemi Marrëveshje prej vitit 2017 që nuk po zbatohet, pozicioni kornizë I Qeverisë dhe deklaratës së miratuar unanimisht nga Parlamenti. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut e dinë mendimin e të gjitha partive dhe popullit bullgar – 83,8 për qind e qytetarëve nuk dakordohen ta mbështesin Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE përderisa nuk arrihet marrëveshje për faktet për të kaluarën historike të Bullgarisë”, konsideron Zaharieva.

Ajo pohon se procedurat e kohëmëparshme të autoriteteve në Shkup nuk japin shumë arsye për optimizëm.
“Kandidati I tyre për Eurovizion mori mbi 400 kërc*ënime për jetë sepse tha se ka pasur edhe shtetësi bullgare. Ende nuk kemi sqarime nga Shkupi edhe përse Ministria jonë e Punëve të Jashtme duhet të kërkojë leje për import të librave bullgarë”, deklaroi ministrja bullgare e Punëve të Jashtme.

Zaharieva thotë se marrëdhëniet e mira të kryeministrit Bojko Borisov me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan çuan deri te “zero presion ndaj emigrantëve në kufirin tonë”.
Lidhur me Rusinë ajo theksoi se asnjë vend nuk mund të tolerojë diplomat të cilët il*egalisht tubojnë informata të klasifikuara.

“Diplomatët nuk mund të jenë pe*nalisht përgjegjës, por sipas Konventës së Vjenës prej tyre duhet të kërkohet menjëherë ta br*aktisin vendin. Ne besojmë se BE-ja dhe Rusia duhet të bisedojnë për të gjitha çështjet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të hapur, por nuk do të tolerojmë aktivitete joligjore të diplomatëve nga cili do vend në territorin tone… Bullgaria vazhdon të punojë në bashkëpunim me Rusinë në ekonomi, turizëm dhe tregti”, shtoi ajo.