Zaharieva: Nga interesi i përbashkët është ne ta pranojmë realitetin tuaj, por nuk do t’i ndërrojmë kushtet

Nga interesi i përbashkët është Maqedonia ta pranojë historinë, ndërsa njëkohësisht ne ta pranojmë realitetin e tyre për momentin, thotë shefja e Diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva.

Ajo për televizionin bullgar Kanal 3 theksoi se Bullgaria udhëheq një politikë të mençur të jashtme dhe nuk do të lejojë të shfrytëzohet para fushatës parazgjedhore te fqinji, por as nuk do t’i ndërrojë kushtet.

E pyetur nëse është e mundur vetoja bullgare për shkak të çështjes së historisë dhe gjuhës, theksoi se ajo nuk është në interes të Bullgarisë.

“Ne kemi pozitë të qartë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithmonë do t’i mbështesim, vetëm nën kushte të qarta, ato nuk janë ndërruar”, deklaroi Zaharieva.