Zaevit po i pengon idea e kryeministrit shqiptar?


Zaevit të cilit iu shua ëndrra të jetë kryeministër pasi kemi një Qeveri Teknike për shkak të gabimeve politike të qeverisjes së tij plot skandale, ka filluar ti shfaqen “demonët” në kokën e tij. Mes paranojash dhe frikën e humbjes sepse sondazhet nuk i dalin sic dëshiron, ai sërish atakon partinë shqiptare BDI-në duke harruar se ishte partia shqiptare e solli nga karrikja e një kryetari komune në kreun e Qeverisë.Zaev nuk ishte mandatari i parë për formimin e qeverisë para tre vitesh, në të cilin ishte një moment delikat politik për të sepse po të ngelej në opozitë atë kohë megjithëse e meritonte të ishte për shkak të humbjes, ai sot nuk do ishte as kreu i LSDM-së.Në pabesinë e tij politike, tani kur me gjithë ndihmën nga të katër anët për ta mbajtur të gjallë politikisht atë, ka nisur sulmet e përditshme ndaj BDI-së.

Zaev tregoi anën tinëzare dhe faktin që në mentalitetin maqdonas nuk ndryshon gjë.
Ai idenë e BDI-së në fakt e quan koncept nacional – populist a vetë është fund e krye i tillë me politikat e tij mashtruese dhe ” qytetarët e barabartë ” të tij por vetëm në letër dhe fraza populiste gjithashtu.

Kush është Zaev tu tregojë partive tjera nëse është e shëndetshme të shkojnë në opozitë ose jo. Për fituesin te shqiptarët vendosin votuesit dhe ai s’mund të jep prognoza politike në formë dëshirash personale për partitë tjera.BDI nuk i jep llogari LSDM-së për veprimet politike sepse cështjet nacionale akoma nuk kanë marrë fund.Shqiptarët nuk mund ti mbrojë një politikan maqedonas që ka për qëllim vetëm pushtetin sic është Zaev.Ky i fundit nuk i do shqiptarët për gjë tjetër përvec votave që dëshiron tua merr që ta përafrojë partinë e tij me partinë tjetër maqedonase që ka një qëndrim të hapur nacionalist ndaj shqiptarëve.

Zaevin duket se ideja e një kryeministri shqiptar po e trazon secilën ditë sepse ai nuk e imagjinon që këtë funksion tia merr dikush dhe aq më tepër një shqiptar dhe sidomos kur Zaev në fund të fundit akoma nuk ka fituar por e di se sërish BDI do të jetë celësi për formimin e qeverisë së re pas 15 Korrikut./TetovaSot