Zaevi tregoi se për cilat shtete do të vlejë vendimi për qarkullim pa kushte

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka njoftuar se në seancën e 9-të të Qeverisë, është vendosur, që nga 12 tetori të lejohet hyrje e lirë në shtetin tonë për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, pa dorëzuar vërtetim për test PCR negativ për Kovid-19.

“Në këto shtete, për shtetasit e të cilëve derisa kanë pasur obligim që gjatë hyrjes / kalimit në shtetin tonë të dorëzojnë test negativ PCR, me parimin e reciprocitetit është marrë vesh që edhe shtetasit tanë të udhëtojnë në këto shtet, pa obligim që të dorëzojnë test negativ”, shkroi Zaevi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Siç sqaroi, ky vendim është miratuar pasi Komisioni për Sëmundje Ngjitëse kishte rekomanduar të njëjtin, pasi siç kanë vlerësuar, për momentin nuk ka indikacion për rritje të numrit të rasteve pozitive nga hapja e kufijve. Lëvizja siç sqaron më tej Zaevi, duhet të bazohet në arsye të domosdoshme, për çfarë Qeveria apelon që udhëtimi të realizohet në minimum dhe në raste të domosdoshme duke respektuar masat për mbrojtje personale nga Kovid-19. /TV21

https://www.facebook.com/zaevzoran/posts/10159082908972932