Zaevi si Nikolla Gruevski: Mi jepni votat që mos t’më kushtëzon BDI-ja

Si në sinkron por vetëm se në kohë dhe momente të ndryshme nuk dallojnë deklaratat e ish kryeministrave të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe i arratisuri Nikolla Gruevski që në shënjestër kanë partinë më të madhe shqiptare BDI-në fituese e gjitha cikleve zgjedhore dhe që përfaqëson shqiptarët prej vitesh informon TetovaSot.
Por kjo fitore serike e BDI-së duket se prish qëllimet e partive maqedonase për të evituar kushtin e madh shqiptarë para se të lidhen koalicionet dhe LSDM siç dikur VMRO po kërkojnë alternativa tjera te subjekte politike shqiptare jo të fuqishme.

Në vijë të kësaj dy ish kryeministrat Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski i lidh një qëndrim i përbashkët duke kërkuar votat me qëllimin që mos të mund ta kushtëzojnë më pas Bashkimi Demokratik për Integrim pas zgjedhjeve dhe për të ulur peshën e interesave shqiptare në përgjithësi.

Ky qëndrim i dy partive maqedonase ndonëse në rrethana të ndryshme dhe kohë tjetër ka të njëjtën shënjestër jo vetëm të bëjnë koalicione pa kushte por edhe për t’a shmangur fituesin te shqiptarët që të gjitha anketat e bëjnë sërish fitues në kampin shqiptar,pra BDI-në. Së fundmi Zaev jo vetëm që provoi forma të ndryshme për të hyrë në terrenin shqiptarë që ta votojnë partinë e tij, humbëse e zgjedhjeve të fundit por me një qeveri të formuar nga ana e BDI -së, tashmë lideri i LSDM-së për herë të parë provon direkt një koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Besa ndërsa akoma nuk dihen në detaje se çfarë përbën në fakt ky koalicion dhe me çfarë kushtesh ose jo është bërë ai.