“Ju bëjmë thirrje të gjithë fqinjëve tanë që të na bashkohen në nismën Ballkani i Hapur dhe të shfrytëzojnë mundësinë e bashkëpunimit”, thuhet në letrën e hapur të kryeministrave të Shqipërisë dhe RMV-së Edi rama dhe Zoran Zaev, si dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Në letrën e përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor thuhet se qytetarët e Ballkanit Perëndimor, si pjesë përbërëse e kontinentit dhe vizionit të BE-së janë lënë jashtë për një kohë të gjatë.
“Dëshira e popullit tonë për t’u pranuar nga anëtarët e BE-së u pengua vazhdimisht nga politikat e brendshme të vendeve anëtare, mospërmbushja e premtimeve të dhëna dhe frika për të ardhmen. Kjo ka sjellë zhgënjim, paqëndrueshmëri, emigracion dhe mungesë investimesh të mëdha, thuhet në letrën e hapur. Ne, si udhëheqës të vendeve tona, mund të vendosim të ankohemi për këtë, ose të vendosim të bëjmë diçka për të. Ne zgjodhëm këtë të fundit. Në nëntor 2019, ne nënshkruam një marrëveshje paraprake për të stimuluar të ashtuquajturin Procesi i Berlinit, i cili në duart tona mori një bashkëpunim më të thellë rajonal”, thuhet në letër.
Me tej nënvizohet se Ballkani i Hapur është një vision që shpie drejt bashkëpunimit dhe tejkalimit të barrierave sociale, ekonomike dhe tregtare, për të mundësuar kështu rritje ekonomike të vendeve të Ballkanit Perendimor.
“Ne jemi takuar dhe kemi nënshkruar në mënyrë sistematike marrëveshje që u mundësojnë qytetarëve tanë të punojnë lirshëm me njëri-tjetrin, kemi reduktuar kontrollet kufitare që do të lejojnë kalimin e mallrave, pothuajse pa vonesë, kemi vendosur mekanizma për udhëtimin e lirë të qytetarëve tanë ndërmjet vendeve tona, të tilla si qytetarët e BE-së që udhëtojnë ndërmjet vendeve të tyre. Iniciativa jonë, e quajtur Ballkani i Hapur, është dëshmuar efektive dhe e dobishme edhe në tejkalimin e kohëve të vështira të pandemisë”, thuhet në letër.
Gjithashtu liderët e tre vendeve perms kësaj letre thonë se nisma Ballkani i Hapur nuk është zëvendësim i integrimit në BE, por hap i madh drejt integrimit evropian. Deri tani Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina kanë refuzuar të bëhen pjesë e nismës Ballkani i Hapur. Ndërsa dit më parë kundër nismës Ballkani I Hapur, pa përfshirjen e të gjitha vendeve fqinje u shpreh edhe presidenti i vendit Stevo Pendarovski.