Zaevi: Problemi me Sofjen, qesharak

Kryeministri Zoran Zaev në forumin ekonomik “Delfi” në Athinë, kërkoi ndihmë nga Greqia për të gjetur zgjidhje për problemet me Bullgarinë. Sipas Zaev, rasti është sajuar nga Bullgaria.
“Unë nuk mund t’ju shpjegoj se cili është problemi tani, sepse problemi është qesharak dhe nuk ekziston”, ka deklaruar Zaev.

Megjithatë, ai shprehu optimizëm rreth bisedimeve me Sofjen, duke shpjeguar se procesi është ngadalësuar për shkak të zgjedhjeve në Bullgari.
Në të njëjtën kohë, ministri alternativ i jashtëm grek Militiadis Varviciotis ka thënë se Athina nuk pajtohet me ndarjen e mundshme të Shkupit dhe Tiranës në rrugën për në BE. Sipas tij, me pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE, të gjithë kufijtë tokësorë të Greqisë më në fund do të jenë drejt vendeve anëtare të Unionit.